Finalja e Superkupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Llapit që u mbajt në Turqi u përcoll me një situatë të pahijshme.
Në fund të ndeshjes ndodhi një kacafytje në mes Lindon Emërllahut dhe Alef Firminjos.
Gjyqtari i takimit i ndëshkoi të dy me kartonë të kuq, ndërsa gjatë ditës së enjte, me 2 shkurt FFK-ja ka marrë vendimin ndaj tyre.
Ata u dënuan me nga dy ndeshje mos lojë.
Vendimi i Komisionit Disiplinor të FFK-së.
“Lojtari i FC ”Ballkani”, Lindon Emerllahu me nr fanellë 6 dhe nr ID 008300M02. Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC ”Llapi”, Alef Firminjo me nr fanellë 9 dhe nr ID 024387M98. Në min 90+ pas një dueli me lojtarin kundërshtar ka pasur shtyrje, kacafytje mes veti ku gjyqtari kryesor e ndëshkon me karton të kuq direkt. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika d i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”.