Tahiri: S’është koincidencë që në ditën e njëjtë Kurti flet për “Zajednicën” e Vuçiqi për “vendime të rënda”

Deputeti I PDK-së,  Abelard Tahrir, ka thënë se “Albin Kurti nuk ka pasur guxim që themelimin e zajednicës ta shtrojë si çështje të plotë debati, ku do të mund të diskutonim gjerë e gjatë se si erdhëm në këtë pikë. Ai zgjodhi kohën më të përshtatshme për vete, për ta thënë këtë lajm duke iu shmangur ballafaqimit të deputetëve e duke lënë qytetarët në terr informativ”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk është krejtësisht rastësishme që gjatë ditës së enje në “Kuvendin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqi e kishte në agjendë t’iu flasë deputetëve serb për “vendimet e rënda” që e presin atë dhe Serbinë. Çuditërisht, në po të njëjtën kohë, pa agjendë dhe pa rend dite, përderisa po mbanim deklarimet jashtë rendit të ditës gjasë seancës së Kuvendit, edhe Kryeministri ynë Albin Kurti e kontrabandoi një lajm të madh për Kosovën, lajmin për themelimin e Zajednicës”.

sipas Tahirit, kjo është menduar mirë, dhe është një përpjekje absurde për të shpëtuar nga ballafaqim për “Zajednicën”.

“Kjo nuk është koincidencë. Kjo është gjë e menduar mirë. Por ajo çfarë ishte një përpjekje absurde për të shpëtuar nga ballafaqimi për “zajednicën”, ishte zgjedhja e kohës për deklarime jashtë rendit të ditës nga ana e kryeministrit, kur deputetët e kanë kohën e kufizuar për debat e replika. Madje, nga frika e ballafaqimit, kujdeseshin të na e përkujtonin se nuk kemi të drejtë ta kërkojmë fjalën se s’lejohet me rregullore”, ka shkruar Thriri ën Facebook.

Tahri theksoi se Kurti nuk ka pasur guxim që të ballafaqohet me deputet e tjerë që themelimin e “Zajednicës” ta shtroje si çështje të plotë debati.

“Pra, Albin Kurti nuk ka pasur guxim që themelimin e zajednicës ta shtrojë si çështje të plotë debati, ku do të mund të diskutonim gjerë e gjatë se si erdhëm në këtë pikë. Ai zgjodhi kohën më të përshtatshme për vete, për ta thënë këtë lajm duke iu shmangur ballafaqimit të deputetëve e duke lënë qytetarët në terr informativ. Por kësaj përpjekje, nuk do të mund t’i shmanget. Ai duhet t’ua shpjegojë deputetëve dhe qytetarëve në detaje se çfarë e bëri atë që ta pranojë zajednicën brenda natës”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika