Krasniqi takohet me Drejtorin e NSC-së për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore Adi Muzurovic

Memli Krasniqi, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, është pritur në Washington DC nga Drejtori i NSC-së për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore, Adi Muzurovic

Memli Krasniqi

Drejtori për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare (NSC), Adi Muzurovic e ka pritur kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Washington DC.

Në këtë takim, Krasniqi e ka falënderuar Muzurovic për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në sigurimin e stabilitetit në Kosovë, duke theksuar se kjo është themeli i fuqizimit të shtetësisë së Kosovës.

“Bashkë diskutuam edhe në lidhje me zhvillimet aktuale politike, posaçërisht për dialogun Kosovë – Serbi. Unë ritheksova edhe një herë qëndrimin e PDK-së për pesë shtyllat që duhet të dalin nga marrëveshja eventuale, të cilat, përveç ruajtjes së karakterit unitar të shtetit sipas rregullimit aktual kushtetutës, përfshijnë edhe njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve, si rezultat i domosdoshëm i këtij procesi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi Ka përfunduar duke thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një aleat i besueshëm dhe i pazëvendësueshëm gjatë ngritjes së shtetit të Kosovës, dhe sipas tij  fuqizimi i bashkëpunimit dhe koordinimi në këtë periudhë sfidash është më i rëndësishëm se kurrë më parë.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika