Nol Nushi, nga PSD-ja ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të jetë problem, pasi do të jetë shtet brenda shtetit.
Nushi tha nëse kryeministri, Albin Kurti, nuk dëshiron me të vërtetë të themelojë Asociacionin, mund të prishë marrëveshjen në Kuvend të Kosovës.
“Problem ka me qenë si strukturë, pasi ka me qenë është shtet brenda shtetit, pasi nuk do i ketë përgjegjësitë Asociacionit të Komunave të Kosovës. Kurrë ska pas me qenë monoetnik, nuk mund të bësh spastrim etnik me Asociacionin”, ka thënë Nushi.