Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premten do të takohet me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës turke, Kurti nesër me ftesë të Erdogan do të qëndrojë për një vizitë pune në Turqi.
Gjatë takimit që do të mbahen në Istanbul, do të shqyrtohen në aspekte të ndryshme marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Kosovës dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, thuhet në njoftim.
Gjatë takimit pritet po ashtu të shkëmbehen mendime për çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, shkruan AA.