Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prishtinë, pasditen e së enjtes. Sipas raportit 24 orësh, ai jetonte i vetëm.
Policia ka bërë me dije se rastin e ka raportuar një grua, e cila ka thënë se ka rreth një javë që nuk ka arritur të kontaktojë me të.
Me të arritur aty, nga stafi mjekësor e kanë konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Ndërkaq, PK njofton se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti ka ndodhur të enjten afër orës 18:00 në Prishtinë.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.