Raporti 24-orësh i Policisë: Gjashtë raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh, ka bërë të ditur se në tërë territorin e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje

Fotoilustrim

Sipas raportit të përditshëm të Policisë së Kosovës, gjashtë raste të dhunës në familje janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Nga një rast është raportuar në komunat, Fushë-Kosovë, Lipjan, Prizren, Istog, Graçanicë dhe Gllogoc.

Në komunën e Prizrenit raportohet se dy meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një gruaje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Po ashtu, në Fushë-Kosovë një person është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje dhe i ka shkaktuar lëndime.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, në Istog është raportuar një rast më ndryshe, pasi një mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj një mashkulli tjetër, e i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”.

Në komunën e Lipjanit gjithashtu një mashkull ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.

Ne Graçanicë është raportuar po ashtu një rast i dhunës në familje, pas një mosmarrëveshjeje mashkulli ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Por, që sipas prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj saj. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe intervistuar i dyshuari  i lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”.

Ndërsa, në Gllogoc është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur një grua, të cilës më pas i është nevojitur tretman mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika