Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një burrë tjetër në komunën e Mitrovicës.
Sipas njoftimit, i dyshuari e ka shpërndarë një video në rrjete sociale kundër viktimës me ç’rast nga policia është cilësuar si ngacmim seksual.
I dyshuari sipas policisë me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili është identifikuar se ka shpërndarë një video në rrjete sociale kundër viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.