Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Pomurska në Slloveni.
Si pasojë e rrokullisjes së autobusit, i cili ishte i mbushur me pasagjerë, kanë mbetur të vdekur të paktën tre persona.
“Policia sllovene ka njoftuar se pak minuta pas orës 5 të mëngjesit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në autostradën Pomurska afër kryqëzimit të Lipovcit në drejtim të Mariborit”, shkruan mediumi 24ur.
Gjatë hetimit të policisë në vendin e aksidentit, numri i të vdekurve ka shkuar në tre, ndërsa disa persona kanë mbetur të plagosur.
Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja (jo sllovene), derisa shkaqet e aksidentit nuk janë bërë ende të ditura.