Rasti i 53 milionë eurove, Pal Lekaj dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Të akuzuarit, Pal Lekaj, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, janë deklaruar përsëri të pafajshëm në shqyrtimin gjyqësor të së premtes për rastin e "53 milionëshit"

Pal Lekaj

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me rastin e 53 milionë eurove, është deklaruar i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Të pafajshëm, bashkë me Lekajn u deklaruan edhe tre të akuzuarit e tjerë, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, Nebih Shatrit, ish-sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI), dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një deklarim të tillë, të akuzuarit e dhanë pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Atdhe Dema. I akuzuari Berisha pas leximit të aktakuzës ka kërkuar sqarim për të njëjtën, pasi sipas tij është e paqartë dhe më pas është deklaruar i pafajshëm. Ndërsa, aktakuza e 18 shkurtit 2022 është konsideruar e lexuar.

Më pas, seanca ka vazhduar me dhënien e fjalëve hyrëse nga palët në procedurë. Ndërkaq, sesioni i pasdites po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit, Avdi Kamerolli.

Ndryshe, edhe në seancën fillestare të mbajtur më 4 maj 2022, Lekaj dhe të tjerët ishin deklaruar të pafajshëm për veprën penale që u vihen në barrë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2021 ngriti aktakuzë ndaj Lekajt, Berishës dhe Shatrit.

Ndërsa, më 19 shkurt, PSRK kishte njoftuar se lidhur me këtë rast, më 18 shkurt është ngritur aktakuzë edhe ndaj Besim Tahirit.

Ndaj tyre ishte ngritur aktakuzë për ndarjen e 53 milionë eurove për konsorciumin “Bechtel &Enka”, për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se aktakuza kundër personave të lartcekur është ngritur për shkak të dyshimit se të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në qershor të vitit 2018, Qeveria Haradinaj kishte ndarë 53 milionë euro shtesë për “Bechtel & Enka” për autostradën e Shkupit.

Por, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kishte deklaruar se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, konsorciumi ka kërkuar që, fillimisht, t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.

Ky veprim, sipas prokurorisë, i ka lënë hapur mundësinë OE “Bechtel & Enka” që më 27 nëntor 2017, të paraqesë pranë punëdhënësit kërkesën për pagesën e shumës shtesë në vlerë prej 63 milionë eurosh, në emër të zgjatjes së afatit të përfundimit të punimeve, e cila kërkesë më pas ka zbritur në vlerën prej 53 milionë e 100 mijë euro.

Si pasojë e këtyre veprimeve të të pandehurve, e njëjta është aprovuar për pagesë nga Qeveria e Kosovës, shumë kjo e cila është në kundërshtim të plotë me opinionin e mbikëqyrësit të kontratës “Hill Internacional”,  me ç’rast, si pasojë e veprimeve të të pandehurve, buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm në vlerë prej 38 milionë e 321 mijë e 346 euro.

Siç thuhet në aktakuzë, Lekaj, pas nënshkrimit të marrëveshjes me OE “Bechtel & Enka” si në pikën e parë të dispozitivit të aktakuzës, në cilësinë e kryesuesit të KDMN-së, pa e informuar dhe pa e marrë pëlqimin e anëtarëve të tjerë, e ka angazhuar Berishën në cilësinë e këshilltarit të tij politik, që të marrë pjesë në negociata me “Bechtel & Enka”.

Kjo me qëllim të përcaktimit të kostos financiare sipas marrëveshjes së 27 shtatorit 2017,  detyra këto jashtë fushëveprimit dhe kompetencave të cilat i ka këshilltari politik.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika