Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile.
Me anë të njoftimit, policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e të akuzuarit për krime lufte.
Siç ka njoftuar policia, i kërkuari është Slavisa (Vojislav) Filiq, i lindur më 25 korrik të vitit 1963.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, policia i ka publikuar edhe mundësitë e kontaktit për ata që kanë informacion për personin e kërkuar.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– Sektori për Hetimin e Krimeve të Luftës tel.044 220 106
– Qendra Operative –DDP tel.044 500 404
– E-mail adresa: [email protected]