Arrestohet çifti në Istog, i detyruan fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy të dyshuar në Istog, të cilët i detyruan fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë

Policia e Kosovës (ilustrim)

Të enjten e 3 shkurtit, Stacioni Policor në Istog, është informuar se në rrugën “2 Korriku” në Istog, nga një automjet (kombi), kanë dalur disa fëmijë për të kërkuar lëmoshë.

“Menjëherë rastit ju kanë pёrgjigjur njësitet relevante të Stacionit Policor në Istog, të cilët e kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin: E.G. i lindur me 1992”, njofton Policia e Kosovës.

Policia njofton se i njëjti është intervistuar, dhe më pas është arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila është e përfshirë në këtë vepër penale.

“Të dyshuarit i kanë detyruar fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë”, thuhet tutje në njoftim.

Mes tjerash njoftohet se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48-orë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika