Pas takimit me Kurtin, Erdogan premton mbështetje për Kosovën në integrimin evropian dhe NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se Turqia mështetë Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe NATO

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se kombi turk do të jetë përkrahë vëllezërve të tyre kosovarë, duke theksuar mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se Turqia është e gatshme të ofrojë mbështetjen e sajë në dialog nëse i kërkohet.

Erdogan gjithashtu ka premtuar mbështetje për Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, Bashkimin Evropian dhe në NATO.

“Ne mbështesim dialogun dhe presim që palët të demonstrojnë qasje paqësore e konstruktive. Shpresojë që dialogu të përmbyllet duke siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon. Turqia është gati të ofrojë ndihmë për paqen në rajonin tonë nëse i kërkohet nga palët . Do të marrim hapa për të fortifikuar marrëdhëniet tona me vëllezërit kosovarë”, ka thënë  Erdogan.

Erdogan ka uruar Kosovën për 15 vjetorin e Pavarësisë.

“Dua t’iu uroj 15-vjetorin e Pavarësisë që tani. Ne po vazhdojmë përpjekjet për të siguruar që Kosova të arrijë pozicionin e merituar në arenën ndërkombëtare. Mbështesim Kosovën në anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe NATO”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika