Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e tre shkurtit është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.
PK bën të ditur se personi ka sulmuar zyrtarët policorë në momentin kur ata ishin duke i shqiptuar atij një gjobë për kundërvajtje në trafik.
Kësisoj, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë të cilët ishin duke i shqiptuar atij një gjobë për një kundërvajtje në trafik. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.