Kryetar i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës është zgjedhur Bashkim Nurboja.
Lajmin e ka bërë të ditur të shtunën e katër shkurtit vetë Banka Qendrore, po ashtu kanë theksuar se bordi është njoftuar edhe me Raportin mujor të Guvernatorit.
“Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 3 shkurt 2023, mori vendimim si në vijim: Bashkim Nurboja është zgjedhur kryetar i Bordit të Bankës Qendrore. Gjithashtu, Bordi u njoftua me Raportin mujor të Guvernatorit/Bordit Ekzekutiv”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
Nurboja e pason kryetarin e deritashëm Flamur Mrasorin, të cilit i ka përfunduar mandati.
Bashkim Nurboja është profesor universitar në fushën e ekonomisë, me doktoratë të përfunduar në Universitetin e Lubjanës – Fakulteti Ekonomik.
Ndryshe, ditë më parë Banka Qendrore e Kosovës i ka dërguar në Qeveri dhe Kuvend edhe emrat për përzgjedhjen e guvernatorit të ri.