Propaganda e portalit në gjuhën serbe në Kosovë, vazhdon mohimin e masakrës se Reçakut

Memoriali përkujtimor i të vrarëve në Masakrën e Reçakut.

Mohimi i masakrës së Reçakut edhe pas 24 vjetësh vazhdon ende nga ata që kryen këtë akt mizor.

Pra, shumë zyrtarë dhe media serbe vazhdojnë të mohojnë atë çka ka ndodhur, edhe pse, ambasadori William Walker ia dëshmoi botës masakrën.

Rreth këtyre mohimeve “Reporting Diversity Networking 2.0” ka bërë një hulumtim gjatë muajit janar, pasi kur përmend janari, mendja shkon te Reaçakut.

Sipas hulumtimit, portali online “Kosova Online” ka shfrytëzuar rastin për të përhapur qëndrimin e kryeredaktorit të tyre, i cili haptas mohoi masakrën në Reçak.

Artikulli titullohej me një mohim të hapur të ngjarjeve në Reçak dhe përkujtimit të tij; ‘çdo 15 janar i 24 vjetëve të fundit hapet dollapi i vjetër me falsifikime të historisë së re të Kosovës’.

E, autori i këtij artikulli ishte, redaktori i këtij mediumi, Milos Garic.

“Artikulli vazhdon duke mohuar ngjarjet që kanë ndodhur në atë rajon të Kosovës. Redaktori i portalit, Miloš Garić deklaroi hapur se ky ishte një ‘falsifikim i historisë’, dhe se versioni aktual i ngjarjeve ishte se forcat serbe po luftonin kundër pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëllimi kryesor i të cilëve ishte ‘marrja’ e Kosovës. nga Serbia”, shkruan në hulumtim.

Më tej në hulumtim thuhet se sigurimi i platformës dhe publikimi i mohimit të krimeve të ndodhura në Reçak nga redaktori i portalit është jashtëzakonisht problematik.

Ai shërben për të thelluar ndarjen midis shoqërisë dhe për të mbështetur narrativat e dëmshme pa marrë parasysh pak ose aspak ata që kanë rënë viktima të krimeve të tilla.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika