Në Shqipëri u shpallën të zhdukur 36 të mitur nga Siria dhe Irani

Raportet e bëra publike në media nga Policia e Shtetit, se vetëm gjatë 6 muajve të fundit 36 fëmijë të huaj, të pashoqëruar janë zhdukur në drejtim të paditur, kanë shqetësuar Qendrën për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri

Ilustrim

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri ka shprehur shqetësimin e saj pas raporteve të bëra publike në media nga Policia e Shtetit, se vetëm gjatë 6 muajve të fundit 36 fëmijë të huaj, të pashoqëruar janë zhdukur në drejtim të paditur.

Altin Hazizaj, nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri ka thënë se fëmijët e pashoqëruar janë të rrezikuar për trafikim për qëllime seksuale, skllavërie apo edhe trafikim të organeve dhe autoritetet shqiptare, kanë si detyrë sigurinë fizike, mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre.

“Këta janë fëmijë që vijnë nga vende si Siria dhe Irani. Fëmijët e pashoqëruar janë gjithnjë të rrezikuar për trafikim për qëllime seksuale, skllavërie apo edhe trafikim të organeve etj. Fakti që ata janë në Shqipëri, autoritetet shqiptare, kanë si detyrë sigurinë fizike, mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. Por fakti që janë zhdukur e s’dihet se ku janë tregon se autoritetet vendase dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë dështuar në mbrojtjen e jetës dhe mirëqenies së këtyre fëmijëve”, ka thënë Hazizaj.

Konventa për të Drejtat e Fëmijës, ku Shqipëria është shtet palë që prej vitit 1992, ka kërkuar që shteti të marrë të gjitha masat që garantojnë “të drejtën e jetës, mbijetesës dhe zhvillimit” pa asnjë lloj diskriminimi për të gjithë fëmijët që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Fëmija i pashoqëruar nga prindi ose kujdestari ka të drejtën e kthimit, në një kohë sa më të shpejtë pranë tyre. Kthimi në vendin e origjinës bëhet vetëm nëse është në interesin më të lartë të fëmijës.”

“Nisur nga sa më sipër, ne kërkojmë nga autoritetet përgjegjëse, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Prokuroria Tiranë si dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të hetojnë urgjentisht mbi humbjen e 36 fëmijëve që rezultojnë të zhdukur dhe pse fëmijët e pashoqëruar të huaj, në mbrojtje të shtetit shqiptar, mund të humbasin apo zhduken dhe askush nuk jep llogari për ta”, ka shtuar Hazizaj. TCH

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika