I ftuar në emisionin “Dueli Sportiv” në RTV Dukagjini, tifozi i Interit, Engjëll Berbatovci ka folur për derbin e qytetit të Milanit.
Ai tha fillimisht se “ndeshja ishte pa histori thënë të drejtën. Interi ashty qysh u prit ka qenë favorit për ta fituar ndeshjen. Milani edhe po të luante tërë natën nuk do të shënonte gol”.
Berbatovci po ashtu shtoi se “nuk e ka parë ndonjëherë një kampion të luaj aq dobët në derbin lokal. Më duket Milani sikur Leiesteri i vitit 2016 – që nuk e din as vet se si është bërë kampion”.
“Dueli Sportiv” do të vazhdojë çdo të diele, me fillim nga ora 22-00. Përveç diskutimeve për futbollin vendor, në vazhdim do të ketë edhe shumë gjëra tjera nga bota e sportit.