Pas tërmetit që goditi Turqinë të hënën e gjashtë shkurtit, ka reaguar Ambasada e Kosovës në Ankara.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, i kanë shprehur ngushëllime popullit turk.
“Ndjejmë dhimbje të thellë për viktimat si pasojë e tërmetit që goditi disa provinca të Turqisë në mëngjesin e sotëm. Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për popullin e Turqisë dhe urojmë shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit nga ky tërmet”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ambasada ka publikuar numrat për raste emergjente nga zonat e prekura nga tërmeti, duke i lutur qytetarët që të kontaktojnë.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99
Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91
Numri i të vdekurve në Turqi e Siri po vazhdon të rritet si pasojë e tërmetit vdekjeprurës.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i viktimave në këto dy shtete ka shkuar mbi 500.
Shtetet e Bashkuara janë shprehur “thellësisht të shqetësuara” nga raportimet e katastrofës së shkaktuar nga tërmeti.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka drejtuar agjencinë ndërkombëtare të zhvillimit të vendit të vlerësojë se si mund të ndihmojë.