Pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës që goditi të hënën Turqinë dhe Sirinë ka reaguar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
Përmes një postimi në Twitter, Erdogan ka thënë se ekipet e shpëtimit po bëjnë gjithçka për ta përballuar situatën.
“Shpresojmë që së bashku ta kalojmë këtë fatkeqësi sa më shpejt dhe me sa më pak dëme dhe të vazhdojmë punën tonë”, ka shkruar Erdogan.
Biz de yaşanan deprem sonrası başlatılan çalışmaları koordine ediyoruz. Yaşadığımız bu felaketi inşallah hep birlikte en kısa sürede ve en az hasarla atlatmayı temenni ediyor, çalışmalarımızı sürdürüyoruz.
— Recep Tayyip Erdoğan (@RTErdogan) February 6, 2023
Ai ka bërë të ditur se ekipet e kërkim-shpëtimit u dërguan menjëherë në zonat e prekura nga tërmeti.
“Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësisë, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera e nisën punën me shpejtësi”, ka vijuar ai.
Ndryshe, pasojat e tërmetit që e goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën janë të mëdha. Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në më shumë se 500 në të dyja vendet.
Tërmeti është një nga më të fortët që ka goditur Turqinë në më shumë se 100 vjet dhe shkaktoi lëkundje në të gjithë rajonin, duke shembur ndërtesa dhe duke i bërë banorët të vrapojnë në rrugë.