Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që humbën jetën në tërmetin e gjashtë shkurtit që tronditi Turqinë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, kreu i qeverisë ka theksuar se Kosova është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë.
“Në vazhdën e tërmetit shkatërrues të mëngjesit të sotëm, shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta për popullin e Turqisë dhe Sirisë, për familjet e viktimave dhe për ata që mbetën papritmas pa shtëpi. Republika e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në këtë moment të vështirë”, shkroi ai.
In the wake of this morning's devastating earthquake, I extend my heartfelt sympathies to the people of Türkiye and Syria, to the families of the victims, and to those left suddenly without a home. The Republic of Kosova stands ready to assist at this difficult time.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 6, 2023
Ndryshe, edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur solidaritet të plotë me popullin turk.
Ajo ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e nevojshme.
“Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetje të nevojshme, përfshirë nëpërmjet FSK-së”, shkroi Osmani.
Ekipet e shpëtimit tani po kërkojnë furishëm për të mbijetuar pasi tërmeti i fuqishëm tronditi rajonin, duke shkaktuar pasgoditje të shumta dhe duke dërguar lëkundje deri në Liban dhe Izrael.
Osmani: Kosova e gatshme ta ndihmojë Turqinë, përfshirë nëpërmjet FSK-së