Pas tërmetit vdekjeprurës, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur mbi një mijë persona, ka ndodhur edhe një tërmet tjetër me fuqi gati sa i pari.
Tërmeti në fjalë ka magnitudë 7.6 shkallë sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane të Mesdheut (EMSC), derisa raportohet të ketë ndodhur në Turqinë qendrore.
Deri më tani nuk është raportuar për viktima nga tërmeti i dytë.
Ndërkohë, pasojat nga tërmeti në Turqi e Siri janë tejet të mëdha.
Sipas mediave ndërkombëtare numri i vdekjeve po shtohet vazhdimisht.
Tërmeti i fuqishëm trondit Turqinë dhe Sirinë, më shumë se 1.200 të vdekur