Rreth 300 mijë njerëz në qytetin jugor të Ukrainës, Odesa kanë mbetur pa energji elektrike pas një “aksidenti teknologjik” në nënstacionin elektrik të shtunën, sipas administratës ushtarake të rajonit.
“Punimet e riparimit në një nga nënstacionet janë duke vazhduar, situata mbetet e komplikuar”, ka thënë kreu i administratës ushtarake të rajonit Odesa, Maksym Marchenko, raporton CNN.
“Gati 500 mijë njerëz u bllokuan as një aksidenti të rëndë të shtunën”, ka thënë Marchenko.
Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se të gjitha shërbimet dhe objektet janë të përfshira.
“Dëmet janë komplekse dhe shumë të rënda, ndaj është herët për të dhënë ndonjë parashikim cilësor për përfundimin e riparimeve”.