Suad Sahiti është lojtar i lirë

Ilustrim

Suad Sahiti është pa skuadër.

Futbollisti nga Kosova e ka shkëputur kontratën me ekipin e Shibenikut.

Sahiti kishte kërkuar shkëputjen e kontratës nga Federata e Futbollit të Kroacisë dhe kërkesa e tij është aprovuar.

Arsyeja pse ai kërkoi diçka të tillë është se skuadra e Shibenikut e kishte suspenduar muaj më parë – sepse Sahiti refuzoi vazhdimin e kontratës.

Se ku do të jetë e ardhmja e tij nuk dihet ende.

Sahiti ka një CV të gjatë, pasi të kaluarën ka djersitur fanellat e skuadrave si Zrinjski, Wisla Plock, Septemvri Sofia, Larisa, Skënderbeu e Rabotniçki.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë Anne Marie Lizin

Gjatë vizitës së punës në Belgjikë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është organizuar...

“I kemi bërë detyrat tona të shtëpisë”, Rama nga Brukseli:...

Shqipëria hap sot grup-kapitullin e 6 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, për “Marrëdhëniet e jashtme”. Në konferencën e tretë ndërqeveritare që mbahet në...

Ali Ahmetit pritet t’i dhurohet çelësi i Prishtinës

Sot, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama do të pret në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim(BDI), Ali Ahmeti. Në njoftim thuhet se...

Të fundit nga rubrika