Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova e pranon propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Përmes një postimi në Twitter, kreu i Qeverisë kosovare ka thënë se këtë propozim do ta konsiderojë si një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara.
“Shkëmbim i mirë me të dërguarin special të BE-së, gjatë një drekë pune në Prishtinë. Ne do ta pranojmë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do ta konsiderojmë atë një bazë të mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të ecur përpara”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Tutje, Kurti ka thënë se disa pyetje mbi garancitë ndërkombëtare, mekanizmat e zbatimit dhe renditjen kohore, do të trajtohen së shpejti gjatë bisedimeve në Bruksel.
“Konceptet demokratike të orientimit evropian na bëjnë me shpresë”, ka vijuar Kurti.
Good exchange with EU special envoy @MiroslavLajcak over a working lunch in Prishtina. We do accept the EU proposal for normalization of relations between Kosova and Serbia, and consider it a good basis for further discussion and a solid platform for moving forward. pic.twitter.com/gKrymnQAmF
— Albin Kurti (@albinkurti) February 6, 2023