Bruno Dodi, dëshmitari që e ka përjetuar tërmetin e kësaj të hëne në Turqi, ka thënë se ishte një tërmet i fuqishëm.
“Jam 43 vjeç dhe nuk kam dëgjuar ndonjëherë ndonjë tërmet kaq të madh në këtë pjesë, në Ballkan ose në Evropë”, ka thënë Dodi.
Gjatë intervistës për emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, Dodi ka theksuar se kishte lëkundje të fuqishme tërmeti.
Ndërsa, kur u pyet për paralajmërimet e seizmologëve, Dodi ka shtuar se “Qeveria turke në ora 12 të drekës ka thënë që të mos qëndrojmë brenda”, ka thënë Dodi.
Ndërkaq, për mundësinë e të qenët të rrezikuar të shqiptarëve në atë zonë, ai ka thënë se nuk ka pasur kontakt me dikë e as me Ambasadën e Shqipërisë, për t’u sistemuar ose për t’u evakuuar.
“Kam pasur kontakte vetëm me kanale televizive dhe me një person nga Shoqata e Shqiptarëve në Prizren”, ka thënë Dodi.