Kosovarët të gatshëm t’i ndihmojnë Turqisë

Tërmeti që ndodhi në Turqi ka tronditur pjesëtarë të këtij komuniteti të cilët jetojnë në Kosovë. Ministri Fikrim Damka ka treguar për Televizionin Dukagjini, se kjo ishte fatkeqësia më e madhe prej vitit 1939. Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, i ka ofruar ndihmë Turqisë, duke shprehur gatishmëri që atje ta dërgoj edhe Forcën e Sigurisë

Tërmeti në Turqi

Që nga mëngjesi, ministri Fikrim Damka po përcjell me vëmendje zhvillimet në Turqi, pas tërmetit që la mijëra persona të vdekur.

Damka është mërzitur për atë që ka ndodhur në vendin e tij të origjinës.

“Një fatkeqësi e cila është me e madhja prej vitit 1939, kur ndodh tërmeti në Erzincan, pas atij tërmeti kjo është fatkeqësia më e madhe në Turqi”, ka thënë ministri, Damka.

Ministri Damka, i cili tash e një kohë është pjesë aktive e politikës në Kosovë, tregon se në vendet të cilat u goditën nga tërmeti nuk jetojnë shumë shtetas kosovar.

Atje, ai shton se në kohën e tërmetit ishin katër kosovarë.

“Sipas informatave që i kam në Antep janë katër shtetas të Republikës së Kosovës, por nuk e kanë asnjë lëndim, janë në gjendje të mirë dhe shpresojmë që shumë shpejtë do të kthehet në Kosovë, por pasi që nuk është vetëm një epiqendër, pra është një epiqendër më e gjerë, presim që të kemi edhe informatat shtesë”, ka shtuar Damka.

Në Turqi në vazhdimësi është duke u raportuar për tërmete.

Një i tillë ndodhi edhe kur qytetari nga Shqipëria, Bruno Dodi, po rrëfente nga Adana e Turqisë.

“Tani që po flasim ka tërmet përsëri. Është një lëkundje më e vogël, këtu ka njerëz me fëmijë të vegjël. Tërmeti i madh ndodhi në ora 04:15 dhe zgjati më shumë se një minut”, ka thënë Dodi.

Dodi ka rrëfyer se në Turqi qëlloi me punë dhe se atje nuk ka një numër të madh të shqiptarëve.

“Të them të drejtën nuk kam dëgjuar për shqiptarë në këto zona. Këtu në ekipin Adanademir Spor, janë dy futbollista, njëri është nga Prishtina më duket dhe njëri nga Maqedonia. Shkova në mëngjes me vrap tek djemtë, mirëpo shyqyr Zotit ishin mirë”, ka shtuart Dodi.

Deri më tani, Ambasada e Kosovës në Ankara, nuk ka raportuar për ndonjë kosovar të vdekur ose të lënduar.

E ministria e mbrojtjes i ka shprehur gatishmërinë e plotë Turqisë që të ofrohet ndihmë me të gjitha kapacitetet profesionale të FSK-së për reagim, kërkim-shpëtim dhe rimëkëmbje në zonat e prekura.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika