Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se janë nisur një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësorë në Turqi pas tërmetit.
“Një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësore, bashkë me mjetet e nevojshme u nisën drejt Turqisë mike”, ka shkruar kryeministri Rama.
Kryeminstri shqiptar ka shtuar se këta trupa janë dërguar në një mision solidariteti “vëllazëror” përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate, sipas tij “për të bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik”.
“Një skuadër shqiptare prej 53 trupash të kërkim-shpëtimit dhe ndihmës shëndetësorë, bashkë me mjetet e nevojshme u nisën drejt Turqisë mike, në një mision solidariteti vëllazëror përkrah të gjitha skuadrave të tjera aleate, për të bashkuar forcat në përballimin e plagëve të hapura të tërmetit tragjik”, ka njoftuar Rama.