Analisti Astrit Gashi ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nga kryeministri Albin Kurti, varet nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Sipas Gashit, kjo varet nga aftësia e Erdoganit për ta bindur presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe bashkësinë ndërkombëtare, që në Asociacion të mos jenë vetëm komunat serb, por t’i bashkëngjitet edhe komuna Mamushës.
“A e nënshkruan Kurti Asociacionin apo jo, varet nga Erdogani dhe aftësia e Erdogani për ta bindur Vuçiqin dhe bashkësinë ndërkombëtare, të mos i lërë vetëm komunat serbe, por edhe Mamushën ta fusë aty. Pra, që Albin Kurti të na thotë neve se nuk kemi bërë një Asociacion të komunave serbe, ndërkohë që e ke ndërtuar një strukturë të re, e cila nuk ka rëndësi a është komuna serbe apo turke apo rome”, ka thënë Gashi.
Tutje, Gashi tha se nuk ka rëndësi se a është Asociacioni njetnik apo multietnik, pasi, sipas tij, është një strukturë të re kushtuese.
“Ndërkohë do ta bëjë një strukturë të re që nuk e ka në Kushtetutë, nuk ka rëndësi a është njëetnike apo shumetnike, një strukture të re kushtuese”, ka shtuar ai.