Analisti Dardan Gashi ka thënë se ka një kusht se pse do ta votonte kryeministrin Kurti, në zgjedhjet e vitit 2025 për kryeministër.
Kushti i vetëm i Gashit është nëse analisti Dibran Hoxha do ta votojë Kurtin, e që sipas Gashit, kjo është e pamundur, pasi Kurti i ka zhgënjyer.
Sipas Gashit, votuesit e Kurtit do të vazhdojnë të zhgënjehen, pasi, sipas tij, Kurti nuk i ka fituar zgjedhjet që ta ndryshojë Kosovën.
“Hala do të dëshpëroheni prej sepse asnjëherë nuk ka qenë ideja e tij për të fituar zgjedhjet për ta ndryshuar Kosovën. Do të çuditeni, po e bëj një bast këtu nëse ti në vitin 2025 e voton për Albin Kurtin, edhe unë do ta votoj, por ti i pari nuk do të votosh për të”, ka thënë Gashi.