Kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinë, ka rezultuar të jetë përsëri i rrejshëm.
Këtë për portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti ka shtuar se rasti është duke u trajtuar nga njësitet kompetente.
Ndodh kërcënimi i dytë me bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”