Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në fshatin Kervasari të komunës së Malishevës.
Vdekjen e tij sipas policisë e ka konstatuar ekipi mjekëor si dhe me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në tokë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.