Google po lanson rivalin e ChatGPT të quajtur Bard

Google po lançon një chatbot me inteligjencë artificiale (AI) të quajtur Bard për të rivalizuar ChatGPT

Kompania Google po e lanson një platformë të Inteligjencës Artificiale të quajtur Bard, si rival ndaj ChatGPT, raportoi BBC-ja. Bard do të testohet nga një grup njerëzish para se të bëhet publik gjatë javëve të ardhshme, njoftoi Google.

Kjo platformë po punohet sipas modelit të Googlet. Kompania Google po e lanson një platformë të Inteligjencës Artificiale të quajtur Bard, si rival ndaj ChatGPT, raportoi BBC-ja. Bard do të testohet nga një grup njerëzish para se të bëhet publik gjatë javëve të ardhshme, njoftoi Google.

Kjo platformë po punohet sipas modelit të gjuhës programuese Lamba, e përshkruar si “njeri i vërtetë me përgjigje të ndjeshme”.

Gjiganti i teknologjisë njoftoi se nëpërmjet AI-s do të përdorë mjete të reja për këtë model.

ChatGPT si chatbot u lansua nga kompania OpenAI, në nëntor 2022-s.

Aktualisht, versoni i parë i këtij ChatGPT është falas për përdoruesit, por i kufizuar, ndërsa është paralajmëruar edhe versioni ChatGPT Plus, me pagesë dhe me disa opsione shtesë.

ChatGPT mund t’u përgjigjet pyetjeve dhe të kryejë kërkesat në formë teksti, bazuar në informacionin nga interneti siç ishte në vitin 2021. Mund të gjenerojë fjalime, këngë, kopje marketingu, artikuj lajmesh dhe ese studentësh.

Aktualisht është falas për njerëzit që ta përdorin, megjithëse i kushton firmës disa qindarka sa herë që dikush e bën. OpenAI njoftoi së fundmi një nivel abonimi për të plotësuar aksesin falas.

Por qëllimi përfundimtar i chatbot-eve qëndron në kërkimin në internet, besojnë ekspertët – zëvendësimi i faqeve të lidhjeve në internet me një përgjigje përfundimtare.

Sundar Pichai tha se njerëzit po përdorin kërkimin në Google për të bërë pyetje më të nuancuara se më parë.

Ndërsa, për shembull, një pyetje e zakonshme për pianon në të kaluarën mund të ketë qenë se sa taste ka, tani ka më shumë gjasa të jetë nëse është më e vështirë për t’u mësuar sesa kitara – e cila nuk ka një përgjigje të menjëhershme faktike.

“Inteligjenca artificiale mund të jetë e dobishme në këto momente, duke sintetizuar njohuri për pyetjet ku nuk ka asnjë përgjigje të duhur”, shkroi ai.

“Së shpejti, do të shihni veçori të fuqizuara nga AI në “Kërko”, që distilojnë informacione komplekse dhe perspektiva të shumta në formate të tretshme, në mënyrë që të kuptoni shpejt pamjen e madhe dhe të mësoni më shumë nga ueb.”

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika