Kontingjenti i parë i FSK-së në operacionin e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, tashmë ka arritur në Adana.
Fondacioni SETA në Washington ka publikuar pamje nga momenti kur ekipi i Kosovës ka arritur në Adana dhe është pritur me duartrokitje nga vullnetarët turq.
“Ekipi i Kosovës i nisur për në Adana merr duartrokitje nga vullnetarët turq që presin fluturimet e tyre në rajon”, thuhet në njoftimin e SETA-s.
Kosovo team headed to Adana receives applause from Turkish volunteers waiting for their own flights to the region #earthquake #deprem #Turkiye pic.twitter.com/LYocbtAO7E
— The SETA Foundation at Washington DC (@SETADC) February 7, 2023
Njoftimin për nisjen e këtij kontigjenti drejt Turqisë e kishte bërë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
“Pas konsultave me Gjeneral Jasharin, kontakteve direkte gjatë tërë ditës me homologun tim turk, ministrin e Mbrojtjes, Hulusi Akar, vendimin e kryeministrit Kurti dhe autorizimit nga ana e presidentes Osmani, nisëm kontingjentin e specializuar të FSK-së për operacionin humanitar në Turqi për reagim me rastin e tërmetit të sotëm”, kishte shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.
Ministri Mehaj ka shtuar se taskforca e FSK-së përbëhet nga specialistët në kërkim- shpëtim urban, mjekësi emergjente dhe njësitë e K9.
“Varësisht nga nevojat dhe kërkesat e ditëve në vijim, do të shtojmë kapacitetet reaguese për reagim, kërkim-shpëtim dhe sanim të pasojave të tërmetit”, kishte shtuar ai.