Ky çmim që ndahet nga Zyra e Bashkimit Evropian, jepet për figurën që merr më së shumti “pëlqime”. Kështu, duke u bazuar në numrin e pëlqimeve, Fahrije Hoti ka dalë më e votuara se kandidatët e tjerë.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kishte bërë të ditur emrat e Behare Bajraktarit, Fahrije Hotit, Jovana Radosavljeviqit, Samir Karahodës dhe Sebahate Hajdinit, të cilët ishin të nominuara për çmimin “Evropiani i Vitit 2022”.
Nga të gjithë këta kandidatë, Fahrie Hoti nga Krusha, doli të jetë fituese.
“Fahrije është shembulli më i mirë se si të shndërrohet një përvojë e dhimbshme në guxim dhe qëndrueshmëri. Pas luftës, e cila mori burrin e saj së bashku me 243 burra dhe djem nga fshati i saj, ajo dhe të gjitha gratë e tjera të Krushës u përballën me probleme të mëdha për rritjen e fëmijëve pa të ardhura. Sot ,Fahrija krenohet me Kooperativa ‘Krusha’, një kompani që punëson 50 gra, e cila prodhon një shumëllojshmëri turshish dhe ajvaresh. Historia e saj frymëzuese e bëri atë personazhin kryesor të filmit të nominuar për Oscar, Zgjoi.”
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë kishte bërë thirrje që të votohet një individ apo instuticion që ka kontribuuar më së shumti në promovimin e vlerave evropiane në Kosovë, gjatë vitit të fundit. Andaj, Fahrije Hoti është votuar më së shumti për këtë emërtim.
Ky çmim i ndahet individëve, puna dhe arritjet e të cilëve kanë promovuar idenë dhe vlerat evropiane.