Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se janë mbledhur mbi 100 mijë euro në aksionin e tyre për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro”, thuhet në njoftim.
Komunat e prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë kanë bërë të ditur se dëmet kapin vlerën e dhjetëra miliona eurove.