Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Danijela Barišiq, të martën e 7 shkurtit.
Në këtë takim është diskutuar për sfidat në fushën e shëndetit publik si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
“Gjatë këtij takimi ministri Vitia e falënderoi Ambasadoren Barišiq për mbështetjen që Kroacia ia ka dhënë Kosovës gjatë pandemisë, si dhe diskutuan për mundësinë e një memorandumi të bashkëpunimit për shkëmbimin e përvojave dhe trajnimin e stafit shëndetësor”, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Tutje, njoftohet se ambasadorja Barišiq ka ripërsëritur qëndrimin se vendi i saj do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, derisa mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin në sektorin e shëndetësisë ndërmjet dy shteteve.