Fondacioni “Behgjet Pacolli”, ka grumbulluar mbi 230 mijë euro nga donatorë të ndryshëm, për tu dalë në ndihmë familjeve të dëmtuara nga vërshimet e fundit që prekën disa komuna të Kosovës.
Themeluesi i fondacionit, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se bashkë me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” do të fillojnë një fazë të ndërtimit të shtëpive në këto komuna aty ku ka nevojë.
Ndryshe, vërshimet e ndodhura gjatë muajit janar kanë prekur më shumë komunat si Mitrovicë, Skënderaj, Klinë, Pejë dhe të tjerat më pak.