Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se është shtuar numri i operatorëve snajperistë profesionit që janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani.
“Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook.
Ndërsa, ka shprehur mirënjohje për mundësinë që partnerët jordanezë u kanë dhënë komandove të Kosovës nga Njësia e Operacioneve Speciale.
“Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona”, ka vijuar ai.
Ndër të tjera, ka theksuar se ky është një sukses dhe sipas tij do të vazhdohet tutje me sukseset e radhës.