Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri ka arritur shifrën në më shumë se 6 mijë e 300 persona.
Kështu kanë bërë të ditur shifrat zyrtare, shkruan BBC.
Autoritetet kanë thënë se më shumë se 1.800 njerëz kanë vdekur nga tërmeti në Siri, ndërsa afro 4 mijë e 500 kanë vdekur nga tërmeti në Turqi.
Ndryshe, cendet në të gjithë botën kanë dërguar ekipe për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit dhe agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë ka thënë se më shumë se 24 mijë e 400 personel emergjence kanë dalë në terren.
Edhe ekipe nga Kosova dhe Shqipëria janë dërguar për të ndihmuar qytetarët.