Një foshnje e porsalindur është shpëtuar nga rrënojat e shtëpisë së saj në veri të Sirisë pas tërmetit masiv të së hënës.
Kordoni i saj i kërthizës ishte ende i lidhur me nënën e saj kur u gjet, ka thënë një i afërm i Agence France-Presse. Ndërsa, thuhet se nëna e saj besohet se ka vdekur pas lindjes.
“Ne dëgjuam një zë ndërsa po gërmonim,” tha kushëriri Khalil al-Suëadi për AP të martën.
“Ne pastruam pluhurin dhe gjetëm foshnjën me kordonin e kërthizës (të paprekur), kështu që e premë dhe kushëriri im e çoi në spital”, ka vijuar ai.
Vajza tani po merr trajtim në një spital për fëmijë në qytetin e Afrinit. Pediatri Hani Maarouf ka bërë të ditur për AP se ajo është e qëndrueshme, por mbërriti me mavijosje, çarje dhe hipotermi.
Foshnja është e vetmja e mbijetuar e familjes së saj të ngushtë, sipas Suëadi. Ata jetonin në një pallat pesëkatësh që u shkatërrua nga tërmeti.