Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që preku Turqinë e Sirinë të hënën, është rritur në më shumë se 9 mijë.
Statistikat e përditësuara tregojnë se më shumë se 6 mijë e 597 njerëz kanë vdekur në Turqi, ndërsa afro 2500 raportohen të vdekur në Siri, shkruan BBC.
Ndërkohë që numri total i të vdekurve ka arritur në 9427.
AP shkruan se ky rezulton të jetë tërmeti më vdekjeprurës në 10 vitet e fundit.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për të mbijetuar, madje edhe shtetet e tjera kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit në shenjë ndihme ndaj Turqisë.
Vendi është goditur nga një tërmet të hënën e 6 shkurtit, me magnitudë 7.8.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan është planifikuar të vizitojë Kahramanmaras dhe Hatay, kështu ka njoftuar zyra e presidentit.
Ndërsa, është theksuar se do të shkojë edhe në Pazarcik, aty ku ishte epiqendra e tërmetit.