Basketbollisti amerikan, LeBron James vazhdon të përforcojë trashëgiminë e tij si një nga basketbollistët më të mëdhenj që ka shkelur ndonjëherë në një fushë të NBA-së, me arritjen e tij të fundit, duke bërë që shumë ta konsiderojnë atë “më i madhi i të gjitha kohërave”.
LeBron James tashmë është bërë rekordmeni i të gjitha kohërave në NBA, pasi kaloi totalin e ish-basketbollistit Kareem Abdul-Jabbar prej 38,387, pas 20 sezonesh nga debutimi i tij.
Pikët erdhën të martën në mbrëmje për LA Lakers kundër Oklahoma City Thunder në një humbje 130-133, ku ai shënoi 38.
Arena u dërgua në errësirë sapo topi i basketbollit kaloi në rrjet, me lojën që ndaloi për një moment në mënyrë që të gjithë të mund të pranonin arritjen e mahnitshme të James për arritjen e 38 mijë e 388 pikëve.
🎙️ MIC'D UP 🎙️
LeBron James becomes the NBA's all-time leading scorer.#ScoringKing pic.twitter.com/MbRSyw0SBj
— NBA (@NBA) February 8, 2023
Loja u ndërpre përreth 10 minuta, pasi anëtarët e familjes së James, përfshirë nënën e tij, gruan dhe tre fëmijët, morën fjalën për një ceremoni duke përjetuar momentin.
38-vjeçari kishte një dhimbje të kyçit të këmbës në prag të lojës, një dëmtim që ai e përballon çdo ditë, gjë që e bën këtë sukses edhe më mbresëlënës. Në përputhje me fjalën e tij, James e përballoi dhimbjen dhe bëri një sukses historik në Crypto.com Arena.
I rrethuar nga kamerat, James iu drejtua turmës në fund të tremujorit të tretë, ndërsa tejkaloi rekordin, duke thënë emocionalisht: “Ju falënderoj shumë djema që më lejuat të jem pjesë e diçkaje që kam ëndërruar gjithmonë”.
Ndërkaq, LeBron James është një nga lojtarët e paktë të NBA që arriti të kalonte në ligën më të madhe në planet menjëherë pas shkollës së mesme.