Raporti i PK-së ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, derisa policia është duke e hetuar ngjarjen.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i vdekur në banesën e tij ku ishte duke banuar. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.