Të mërkurën fillon aventura për Kupën e Botës për klube, ku skuadra spanjolle, Real Madrid do të ndeshet me ekipin egjiptian, Al Ahly.
Stadiumi “Prince Moulay Abdellah” në Marok do të jetë nikoqiri i kësaj përballje, në të cilën Reali synon fitoren, e cila do t’ia siguronte biletën drejt finales së kësaj gare.
Fituesi i kësaj ndeshjeje do të përballet me skuadrën e Al Hilal, e cila mbrëmë mposhti ekipin Flamengo me rezultat 3:2.
Sa I përket ekipeve, do të kenë problem me mungesa të lojtarëve, kur për egjiptianët nuk do të paraqiten Mostafa Shobeir, Karim Fouad dhe Akram Tawfik kurse tek Reali mungojnë Courtois, Benzema, Militao, Mendy, Hazard dhe Lucas Vasques.
Real Madridi ka fituar të katër edicionet e Kupës së Botës për Klube që ka konkurruar (2014, 2016, 2017 dhe 2018), të cilave u shton edhe tre triumfe të tjera në Kupën e vjetër Interkontinentale (1960, 1998 dhe 2002).
Nëse Real Madridi do të triumfojë në finalen e Rabatit, do të jenë 10 vite radhazi me triumfe të skuadrave evropiane.
Skuadra e fundit e Amerikës së Jugut që fitoi Kupën e Botës ishte në vitin 2012 ishte Corinthians që mundi Chelsean.