Vitia: Nëse mjeku specialist punon vetëm në SHSKUK, paga mund t’i arrijë deri në 1800 euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se nëse një mjek specialist punon vetëm në SHSKUK, paga mund t’i arrijë deri në 1800 euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se është një rregullore që do të përcaktojë që për stafin shëndetësor për mjekë specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik, do të ketë shtesa të tjera. Një mjek specialist, sipas tij, do të mund të marrë pagë deri në një mijë e 800 euro.

Në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Vitia theksoi se pos pagave janë edhe disa arsye të tjera të cilët ata largohen e që kryesisht kanë të bëjnë me “distribuimin jokorrekt të profesionistëve shëndetësorë dhe stafit infermieror nëpër institucionet tona publike dhe me kushte jo të përshtatshme të punës dhe mungesës së aparaturave në anën tjetër”.

“Është një rregullore që do të përcaktojë që për stafin shëndetësor për mjekë specialistë që vendosin të punojnë vetëm në sektorin publik do të ketë një shtesë ekstra dhe natyrisht është edhe përvoja e punës, dhe për një mjek specialist me të gjitha këto që përmenda, nëse punon vetëm në SHSKUK, mund t’i shkojë paga deri në 1700 deri në 1800 ndoshta edhe më shumë në muaj”, tha ai.

Po ashtu, Vitia ka theksuar se është prezantuar një plan që në vitet në vazhdim planifikon të ketë një investim prej 42 milionë eurosh.

“Është plan i detajuar investim ky që do të shkonte në investime infrastrukturore në vendet ku ka nevojë për këto intervenime dhe blerjen e pajisjeve të reja që do t’i mundësonte që edhe mjekët të jenë në krye të detyrë së tyre, që për shkak të mungesës së kushteve të punës ose pajisjeve kanë qenë cak i sulmeve pa të drejtë dhe në këtë drejtim po bëjmë maksimumin që kjo më mos të jetë temë”, shtoi ai.

Vitia ka thënë se janë rreth 140 vende të lira tani për staf shëndetësor, kryesisht staf i mesëm, infermieror.

“Është e vërtetë që po përballemi me mungesën e anesteziologëve, jo infermierëve deri në atë shkallë, po na brengos edhe si ministri edhe si qeveri ikja e profesionistëve jashtë vendit. Në këtë drejtim jemi munduar edhe në raport me koeficientet, profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti nga çdo kategori tjetër dhe kjo është një nga ajo që po mundohemi që ta bëjmë, që ta bindim stafin shëndetësor që mos të largohen nga vendi”, ka thënë Vitia.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika