Të shtunën në Gjermani protestohet kundër themelimit të Asociacionit

Asociacioni i Komunave të Kosovës

Në Berlin të Gjermanisë, të shtunën e 11 shkurtit, do të mbahet një protestë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kështu ka bërë të ditur shoqata e bashkatdhetarëve në Gjermani, protestë kjo që do të përkrahet edhe qendra e Vetëvendosjes në Gjermani.

Në thirrjen e aktivistëve është thënë se “qëllimi i protestës është se sensibilizimi i opinionit për rrezikun që paraqet themelimi i enklavave njëetnike (serbe) përkatësisht themelimi edhe i një Republika Srpska, për Kosovën dhe tërë rajonin”.

“Në Berlin, të shtunën, më 11.02.2023, në ora 14:00, do të mbahet një protestë kundër themelimit të asociacionit të ashtuquajtur ‘Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe’. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Gjermani mbështet këtë organizim të aktivistëve dhe shoqatave të ndryshme. Ne bëjmë thirrje për të gjithë aktivistët, simpatizantët dhe mërgatës shqiptare që të bashkohen me këtë protestë. Qëllimi i protestës është të sensibilizojë shoqërinë gjermane për rrezikun që paraqet themelimi i asociacionit bazuar në baza etnike”, thuhet në njoftimin e VV-së në Gjermani.

Ndërkaq, edhe në Prishtinë, më 15 shkurt do të protestohet kundër formimit të Asociacionit nga studentët e Universitetit të Prishtinës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Njëra ndër kushtet është se “Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës”.

E këto kushte të kreut të ekzekutivit kosovar, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i ka cilësuar si “përrallë”, duke theksuar se Kurti “nuk do që të formojë Asociacionin”.

Kurti, në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës, e ka potencuar përkushtimin e Kosovës që sa më shpejt të arrihet dakordimi final rreth propozimit të BE-së, të mbështetur nga Franca e Gjermania.

Ai ka treguar rrethanat, në të cilat, do të zbatohej Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

-Asociacioni të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

-Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv, duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave, sipas kushtetutës.

-Të drejtat e pakicave kombëtare duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit ndërmjet dy shteteve si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

-Para vendosjes së asociacionit, strukturat ilegale në veri të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

-Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së në raportet e saj ndërshtetërore me Kosovën.

-Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara në pesë shtetet e BE-së për mospranimin e aplikimit të Kosovës në BE.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika