Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) ka publikuar numrat emergjentë kontaktues përmes, të cilëve shtetasit shqiptarë mund të kërkojnë ndihmë.
Këta numra janë në dispozicion 24 orë dhe gjithashtu përmes email-it.
MEPJ ka theksuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet turke dhe me familjet shqiptare që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti që goditi të hënën e 6 shkurtit Turqinë.
Numrat kontaktues janë: Tiranë: (+355) 696 773 168, Stamboll:(+90) 539 656 621 9, Ankara: (+90) 549 561 198 5.
Ndërsa, email-i kontaktues është: [email protected].
Një lajm të tillë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Ndryshe, ky tërmet e ka goditur Turqinë të hënën e 6 shkurtit duke përfshirë edhe një pjesë të Sirisë. Ndërsa, aktualisht numri i përditësuar i viktimave tregon se shifra është më shumë se 11 mijë persona të vdekur në Turqi dhe Siri.
Ndërsa, vazhdimisht theksohet se ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën dhe janë në kërkim të të mbijetuarve.