Chiara Ferragni, prezantuesja e Sanremos me mesazhe të forta në katër pjesë ikonike

Chiara Ferragni, prezantuesja e edicionit të 73-të të Sanremos, pati paraqitje ikonike me mesazhe të forta, përpos prezantimit

4 veshjet interesante gjate prezantimit te Sanremo

Chiara Ferragni është prezantuesja e edicionit të 73-të të Sanremos, Festivalit të Muzikës Italiane që, si rregull, vendos se kush do të jetë përfaqësuesi i vendit në Eurovision.

Blogerja e famshme italiane është shoqëruar nga kantautori Gianni Morandi dhe së bashku kanë prezantuar atë që ka qenë nata e parë e këtij eventi.

Për një rast si ky, Chiara është bashkuar me Dior dhe drejtoreshën e tij kreative, Maria Grazia Chiuri, për veshjet e saj dhe kanë krijuar së bashku katër pjesë ikonike që do t’i shohim gjatë gjithë Festivalit, të cilat tashmë i ka prezantuar në rrjete sociale.

Një nga krijimet dhe ndoshta më goditja është ajo që ata e kanë quajtur “fustani kundër urrejtjes” – i bardhë me mesazhe të vërteta ‘urrejtjeje’ që Ferragni ka marrë në rrjetet e saj sociale.

“Me këtë fustan sjellim në skenën e Teatrit Ariston disa nga kritikat e drejtuara ndaj Chiaras për pamjen, trupin dhe mbi të gjitha lirinë e saj për t’u ndjerë si grua dhe nënë.

Frazat e urrejtjes të qëndisura me të zeza janë fyerjet e vërteta që mer në Instagram çdo ditë”, ka thënë ndër të tjera Ferragni.

Chiara

“Të tërheqësh vëmendjen për të drejtat e grave, trupat e tyre dhe mënyrën se si trupi i gruas ende është i diskutueshëm. Ky është objektivi që qëndron pas kësaj pamjeje”.

Ferragni ndërkohë veshi një fustan tjetër në gjysmën e mbrëmjes dhe është një krijim ‘nudo’ nga Dior.

Fustani, riprodhon trupin e Ferragni, në një stil që të jep iluzionin e lakuriqësisë.

Më pas, Chiara u rishfaq në skenë me një krijim të katërt të Diorit, një kostum i qëndisur me kristale të veshur me një fund tyli të tejdukshëm.

Fundi simbolizon një kafaz, në formën e një burgu të përbërë nga paragjykimet e imponuara nga një shoqëri që vijon të jetë patriarkale.

Në mbrëmjen madhështore duket se ylli i famshëm përveç prezantimit, ishte aty edhe për të dhënë disa mesazhe të forta.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika