Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur në zyrat e AAK-së, ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
“Gjatë këtij takimi biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Suedisë.
“Suedia partnere e vendit tonë në shtetndërtim dhe zhvillim.”
Ai ka falënderuar ambasadorin Westerlund për përkrahjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Republikës së Kosovës.